Celebrities Gossip Showbiz

Kujtime jo nga fëmijëria por nga barku i nënës, Nicolas Cage vazhdon dhe surprizon me deklaratat e tij!

Së fundmi aktori i njohur Nicolas Cage, është shprehur në lidhje me disa kujtime teksa ka qenë në barkun e nënës. Cage tha se kujtimet e tij nisnin nga të qenit “in utero”.

Më lër të mendoj…Dëgjo, e di që kjo tingëllon shumë larg dhe nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por ndonjëherë mendoj se mund të kthehem deri në mitër dhe të ndihem sikur kam mundur të shoh fytyra në errësirë apo diçka tjetër. E di që tingëllon shumë abstrakte, por kjo disi duket sikur ka ndodhur.

Rezulton se Cage nuk është i vetmi me një përvojë të ngjashme. Disa kërkime kanë treguar se nuk është e pamundur për ne të kemi kujtime nga para se të lindim. Sipas burimeve shkencore, një studim tregoi se fetuset mund të dëgjojnë tinguj jashtë barkut të nënës së tyre. Ata gjithashtu i kuptojnë tingujt mjaft mirë për t’i mbajtur mend ato pas lindjes.

Rikujtojmë, se së fundmi Nicolas Cage ka treguar se si fëmijë ishte i bindur se ishte një alien. Aktori 59-vjeçar tha se ishte i tronditur kur zbuloi se kishte organet normale dhe një skelet normal si gjithë të tjerët. Duke folur për revistën Rampstyle, ai foli për fëmijërinë e tij, duke thënë se kishte probleme në marrëdhëniet me njerëzit pasi ishte i vështirë.