Celebrities Gossip Music Showbiz

“Tash po t’djeg e inati po t’vjen” Beatrix Ramosaj vazhdon me “kunja” ndaj Donaldit?

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”.

Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj dhe profesionin, muzikën.

Sot në ditëlindjen e saj, Trixa publikoi projektin më të ri muzikor, i cili titullohet “Vonë”. Pas daljes së saj nga ‘BBV’ dhe për shkak të lidhjes që pati me aktorin Donald Veshaj, çdo këngë e bukuroshes merret si një dedikim të. Ama duket se as kënga e fundit nuk ka shpëtuar nga aludimet se disa fjalë si: “Fake”, “po t’djeg’, “inati po t’vjen” i janë drejtuar Donaldit.

 

Ditën e sotme, Beatrix feston ditëlindjen e saj të 28 dhe urimet për bukuroshen kanë qenë të shumta. Nuk kanë munguar edhe surprizat për të, ku një ndër më të bukurat që ka arritur dhe ta përlotë këngëtaren ka qenë nga ndjekësit dhe adhuruesit e saj. Kudo në rrjete sociale janë shpërndarë disa video, ku Trixa duket më e emocionuar se kurrë.