Celebrities Gossip Showbiz

“Kur vinte babi në shtëpi, futesha poshtë krevatit…”, Roza përlotet për traumat e saj të fëmijërisë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e djeshme, Roza ka bërë një rrëfim rrënqethës për fëmijërinë e saj, teksa ka qenë e ulur në kuzhinë me Julian. Roza ka treguar se ka qenë vetëm 5 vjeçe në kokën kur babai i saj ka rrahur nënën, Rita Latin, vetëm se ajo i kishte blerë një kukull.

Një kukull e thjeshtë por në 92′-93′ ishte diçka e madhe. Mami ma bleu dhe im atë nuk kishte qejf që paratë të shpërdoroheshin pa i marrë lejë. Rita ime ka ngrënë një dru për kukullën time. Dhe unë shkova ne tualet dhe qava. Isha vetëm 5-vjeçe. Pasi qava, para pasqyrës qeshja me zor që kur të dilja mos ta shihte babai që kisha qarë…Kur vinte babi në shtëpi dhe fillova të mblidhja arushët e mi, lodrat e mija dhe futesha poshtë krevatit, gjyshja ime tha se çfarë fëmije me trauma. Dhe kemi dalë me një çantë dore me ndërresat e veta, ia la mami të gjitha dhe ia kemi dalë nga zero…

Një pasdite e tensionuar ka qenë ditën e djeshme mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri. Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, gjatë kohës që ajo ishte brenda. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment Sara e ka shtyrë, por edhe Françeska ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Për këtë Françeska foli përsëri ditën e sotme dhe ka treguar një pjesë nga adoleshenca e saj, ku e kanë bullizuar dhe mbyllur në tualet, e ngjarja e djeshme ia ka rikujtuar këtë gjë.