Celebrities Gossip Showbiz

“Më bullizonin, më kanë mbyllur në tualet…”, Françeska kujton të kaluarën dhe shpërthen në lot!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një pasdite e tensionuar ka qenë ditën e djeshme mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri. Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, gjatë kohës që ajo ishte brenda. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment Sara e ka shtyrë, por edhe Françeska ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Për këtë Françeska foli përsëri ditën e sotme dhe ka treguar një pjesë nga adoleshenca e saj, ku e kanë bullizuar dhe mbyllur në tualet, e ngjarja e djeshme ia ka rikujtuar këtë gjë.

Françeska: Nuk është vetëm kjo që më ngarkon se ju kam thënë para 4 ditëve që po ju tregoja historinë time

Rike: E kuptova që nga dera

Françeska: Ja kam thënë Rikes që kur kam qenë andej kam qenë e bullizuar dhe një nga gjërat që më kanë bërë ka qenë më mbyllnin në banjo… 

Ditën e sotme Sara Karaj feston ditëlindjen dhe një surpizë e bukur ka ardhur për të. Një person nga jashtë shtëpisë ka hedhur nga parashuta trëndafila të kuq për të, teksa ajo qëndronte në oborr së bashku me disa nga banorët e tjerë. Një suprizë shumë e bukur nga dikush jashtë shtëpisë, që Sarës i pëlqeu shumë.