Celebrities Gossip

Kush e ndau çiftin Momoa-Bonet?

Fundi i historisë së dashurisë mes Jason Momoa-s e Lisa Bonet-it erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Pas 16 vitesh bashkë, një prej çifteve më romantikë të Hollivudit njoftoi ndarjen në Instagram, por arsyet mbeten mister se nuk u dhanë detaje, të paktën zyrtarisht. Ka nga ata që pretendojnë se janë të mirëinformuar për punët e dyshes dhe zërat thonë se një prej motiveve lidhet me vaksinimin anti-COVID.

Aktorja 54-vjeçe është një anti-vaks e vendosur, madje iu beson verbërisht teorive konspirative se vaksina çon në gjak organizma artificialë që mund të shkaktojnë leuçemi, sklerozë të shumëfishtë e deri vdekje të papritur. Këto ide, Bonet u përpoq t’ia impononte bashkëshortit, tashmë ish-it të saj e miqve të tyre.

Por, më kot! Momoa është plotësisht pro vaksinave anti-COVID. Për momentin, asnjë reagim nga të shumëpërfolurit. Bashkë prej 2005-ës, Momoa e Bonet u martuan në fund të vitit 2017 e kanë dy fëmijë, djalin 13-vjeç Son Nakoa-Wolf dhe vajzën Lola, 14-vjeçe.

Në postimin e publikuar pak ditë më parë në rrjetet sociale, theksohet se “çifti vuajti ndër të tjera edhe ndryshimet e kësaj periudhe të mbushur me transformime”. Për këtë vendosën të ndaheshin, që të ecin përpara në jetë me dinjitet e ndershmëri.

Dashuria mes nesh mbetet. Përkushtimi ynë ndaj fëmijëve do të jetë i plotë!