Celebrities Gossip Showbiz

“Kush kalon 100 ditë është hero…”, Arbër Hajdari tregon si ndjehet kur futet brenda shtëpisë së “BBV”!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

I ftuar në “Ftesë në 5”ishte opinionisti i “BBV2”, Arbër Hajdari, i cili na tregoi shumë rreth këtij edicioni rreth banorëve, ngjarjeve, fansave etj.

Unë nuk rri më tepër se dy orë e kam provuar dhe vjet po aty ka ndriçim, kamera dhe sa herë futem dua të dal dhe kuptoj që më ka humbur truri nga kamerat më pas harron dhe dukesh sikur po kapesh vetdije… ata janë heronj për mua, kush ka kaluar 100 ditë brenda shtëpisë së “BBV2” është akoma i fortë, nuk është e lehtë…