Celebrities Gossip Showbiz

Kushdo që futet në shtëpinë e Madonna-s duhet të zbatojë këto 5 rregulla!

Së fundmi ylli i muzikës pop Madonna bëri një postim në Instagram duke zbuluar pesë rregullat e shtëpisë së saj. Në postimin në InstaStory, këngëtarja 64-vjeçare ndau pesë rregulla të thjeshta, të cilave duhet t’u përmbahen të gjithë në shtëpi. Lista përfshinte: Buzëqesh, ji i lumtur, dëgjo të tjerët, trego mirësi dhe ji i lumtur me ato që ke.

Ikona e muzikës vendosi të mos shkruante një mbishkrim për postimin. Ndërlaq, pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj, ylli i muzikës pop Madonna duket se ka gjetur një burim ngushëllimi te Josh Popper. Pas ndarjes së saj me modelin 23-vjeçar Andrew Darnell, artistja raportohet se u afrua me Popper, i cili është trajneri i boksit i një prej gjashtë fëmijëve të saj. Ndërkaq, dyshja as e kanë konfirmuar dhe as e kanë mohuar romancën e tyre.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe burime të brendshme për media të ndryshme. Rikujtojmë, se Madonna do të festojë 40-vjetorin e këngës së saj të famshme, “Holiday”, duke nisur turneun e saj të parë të hiteve më të mira. Turneu do të nisë këtë verë në Amerikën e Veriut dhe Evropë dhe do të përfshijë 38 këngë në ‘Billboard Hot 100’. Ikona e popit do të performojë muzikë nga e gjithë karriera e saj.