Bota

Shuhet në moshën 66-vjeçare vëllai i braktisur i Madonna-s, Anthony Ciccone!

Fatkeqësisht së fundmi ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare vëllai i madh i yllit të muzikës pop Madonna, Anthony Ciccone. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Joe Henry, bashkëshorti i motrës së madhe të këngëtares, Melanie Ciccone. Në deklaratë thuhej:

Kunati im, Anthony Gerard Ciccone, na la mbrëmë. E njoh qëkur isha 15-vjeç. Anthony ishte një personazh kompleks, por unë e doja dhe e kuptoja më mirë nga të gjithë.

Lufta e gjatë e Anthonyt me alkoolin është dokumentuar publikisht kur u raportua më shumë se 10 vjet më parë se ai kishte jetuar nën një urë në Michigan për vite me radhë dhe dyshohej se familja e tij nuk e ndihmonte më. Në vitin 2017, Daily Mail shkroi se ai kishte përfunduar me sukses një lloj të caktuar programi rehabilitimi.

Anthony akuzoi publikisht asokohe motrën e tij, Madonna dhe anëtarët e tjerë të familjes se e kishin braktisur. Megjithatë, besohet se mbretëresha e muzikës pop i është qasur në mënyra të ndryshme dhe ka paguar për qëndrimin e tij në rehabilitim në Teksas.