Ky artikull është për ju që ju mungon dëshira për seks…

Terapeutja seksuale Laurie Minc, ka zbuluar se personat të cilët flenë më gjatë kanë dëshirë më të madhe seksuale dhe u shtohet niveli i hormoneve seksuale, siç janë testosteronet. Përveç se gjumi i mirë mund të çojë në seks të mirë, mjekja thekson se edhe seksi i mirë çon gjithashtu në gjumë të mirë. “Gjumi cilësor mund të shtojë dëshirën për seks, ndërsa marrëdhënia e mirë seksuale çon në gjumë të mirë”-thekson ajo. Konstatimet e saj i vërtetojnë edhe hulumtimet nga viti 2015, të cilat kanë zbuluar se si femrat të cilat flenë më gjatë kanë dëshirë më të madhe seksuale ditën në vijim.

Për secilën orë që femra fle më gjatë, shanset për seks ditën në vijim janë më të mëdha për 14%. “Shumica e femrave ballafaqohen me dëshirën e vogël seksuale. Femrat janë të preokupuara me kërkesa të ndryshme qoftë kur është fjala për punën apo fëmijët. Ndihen të lodhura dhe janë nën stres. Mirëpo, seksi nuk është e thënë të ndodhë gjatë natës kur jeni të lodhura. Gjeni kohë tjetër të ditës për seks”-këshillon Minc.

Gjithmonë mendojmë se si seksin duhet bërë kur ndihemi të eksituara, mirëpo kjo nuk është e thënë të jetë ashtu. Kur zgjoheni hormonet do të zgjohen dhe do të ndieni eksitimin. 

Seksi është përgjegjës për rritjen e nivelit të oksitocinës në trupin tonë. I njohur si “hormoni i dashurisë”, oksitocina është përgjegjëse për aktivizimin e ndjesisë së lidhjes së thellë me partnerin tonë. Gjithashtu, seksi ndihmon në reduktimin e prodhimit të kortizolit, i cili luan një rol jetik në stresin që ndiejmë.

Kur ndodhin ndryshime të tilla, trupi ynë relaksohet dhe kjo nxit një tranzicion të këndshëm drejt gjumit. Mendimet stresuese zhduken nga mendjet tona dhe ne ndihemi të qetë dhe të shkujdesur. Një mendje e qetë e bën të lehtë që trupi të zhytet në një gjumë të qetë.