Lifestyle

Ky artikull i dedikohet prindërve që kanë vetëm një fëmijë!

Variablat që përcaktojnë suksesin në jetë, lumturinë, empatinë apo një fëmijëri të lumtur sigurisht që ndikohen në një masë të madhe nga dinamikat familjare, por jo gjithnjë fëmijët e vetëm janë më të llastuar, më të vetmuar, më të privilegjuar apo më egoistë se fëmijët e tjerë që rriten me motra e vëllezër.

Shprehitë e inteligjencës emocionale dhe të mësuarit social, mësohen jo vetëm në familje. Kjo do të thotë se ka hapësira dhe mënyra të tjera në kontekste të ndryshme edukative, ku nëpërmjet lojës fëmijët, edhe ata të vetëm të mësojnë të ndajnë me të tjerët e të ndërveprojnë me ta. Egocentrizmi që haset tipikisht në fëmijërinë e hershme, duket se “i ndihmon” fëmijët e vetëm të mos e ndjejnë mungesën e një fëmije tjetër në familje.

Ndërkaq, ja çfarë duhet të dijnë prindërit me një fëmijë të vetëm:

1.Në rastet kur kërkon apo pyet për një vëlla/motër tjetër, i duhet thënë se ky vendim i takon prindërve për të mos krijuar idenë e gabuar te fëmija se ka këtë lloj pushteti mbi familjen.
2.Të përpiqen të nxisin pavarësinë dhe autonominë.
3.Të përpiqen të mos japin vëmendje dhe përkujdesje të tepruar ‘mbytëse’.
4.Ta nxisin të shoqërohet me fëmijë të tjerë.
5.Të mos shoqërohet edukimi i tij me terma apo epitete që nxisin ide narciziste, egoiste apo të tipit “i vetmi dhe më i miri”.
6.Të mos konsiderohet si “fatkeqësi” fakti që nuk ka motra apo vëllezër.

Nuk është “më mirë”, apo “më keq” që një fëmijë të jetë i vetëm, pasi kjo është një zgjedhje që përcaktohet nga të tjerë faktorë. Do të thotë se edukimi dhe numri i anëtarëve të një familje nuk duhet të shihet në terma sasiorë, sesa më shumë në terma cilësorë të mirërritjes dhe edukimit të fëmijës.

Rritja e fëmijëve të suksesshëm në jetë nuk ndodh vetvetiu. Në shumë raste edhe kur bën gjithçka siç duhet, gjërat mund të shkojnë keq. Por sigurisht që ndihmon jo pak të diturit se çfarë mund të bëni për të rritur shanset që fëmijët tuaj të ndjekin rrugën e duhur që i çon drejt një jete të shëndetshme dhe të lumtur. Njihuni me disa gjëra që studiuesit kanë zbuluar në lidhje me çfarë bëjnë ndryshe prindërit e fëmijëve të suksesshëm.