Celebrities Gossip Sport

Ky është mesazhi që u ka dërguar Messi futbollistëve të Barcelonës para largimit…

Largimi i Messi nga Barcelona padiskutim ka qenë një nga lajmet më të bujshme të këtyre ditëve. Në rrjet kanë qarkulluar komente të fansave dhe çaste të tyre kur kanë shpërthyer në lot. Edhe vetë Messi nuk e ka përjetuar në mënyrë të lehtë largimin e tij sigurisht dhe fjalët që u ka drejtuar fansave kanë qenë shumë emocionuese.

Kujtojmë se ai u bë pjesë e PSG pasi firmosi një kontratë dy-vjeçare me skuadrën. Futbollisti argjentinas nuk po planifikonte të largohej nga skuadra e tij e zemrës këtë verë, por situata te Barcelona e detyroi të merrte këtë vendim të vështirë.

Ndërkohë, kanë qarkulluar mesazhe në WhatsApp të Messi me futbollistët e tjerë të Barcelonës, të cilat e kanë vërtetuar sa e vështirë ishte zgjedhja që bëri ai. Gazetarja argjentinase Veronica Brunati ka raportuar se Messi ka konfirmuar në grupin zyrtar të futbollistëve largimin e tij, para se lajmi të bënte bujë në media.

Emocionet e tij kanë qenë të dukshme, teksa Messi nuk e fshihte dot trishtimin për largimin nga Barcelona. Por me sa duket ai ishte një vendim që nuk mund ta shmangte.

Unë nuk dua të largohem. Nuk ka asgjë tjetër që unë mund të bëj, nuk ka para. Klubi po shkon shumë keq, ata nuk munden më të më mbajnë.