Bota

Ky vend ndalon abortin pas 12 javësh…

Ligjvënësit republikanë në Karolinën e Veriut, SHBA kanë miratuar projektligjin që ndalon abortin pas 12 javësh. Sipas projektligjit, abortet duhet të ndiqen nga mjekët dhe gratë që i kërkojnë ato, si dhe do të duhet të vizitojnë një mjek 72 orë përpara se të marrin pilulat e abortit. Por kjo sigurisht ngre shqetësime dhe pengesa për gratë që udhëtojnë në Karolinën e Veriut nga shtetet fqinje për të kryer një abort, të cilat e kanë ndaluar ose kufizuar procedurën që kur Gjykata e Lartë e SHBA-së në qershor përmbysi vendimin e saj historik të vitit 1973 që mbronte të drejtën kushtetuese të grave për abort.

Gjithashtu, aborti do të ndalohet pas tremujorit të parë të shtatzënisë, me përjashtim të rasteve të përdhunimit, incestit, keqformimeve të fetusit që kërcënojnë jetën e tij ose në situata urgjente mjekësore. Ndërkaq, dy ose më shumë aborte rrisin rrezikun e të zhvilluarit një sëmundje kardiovaskulare. Sipas “Daily Mail”, ky është përfundimi në të cilin dolën 22 studime në të cilët janë anketuar mbi 4 milionë gra në të gjithë botën.

I rëndësishëm në këto studime është edhe dështimi spontan. Vajzat dhe gratë të cilat kanë përjetuar përjetuar tre ose më shumë dështime spontane përpara moshës 24-vjeçare, kanë më shumë gjasa të vdesin para se të arrijnë moshën 70 vjeçare, kjo pikërisht për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Kur një abort ndodh dy herë radhazi, ekspertët e quajnë atë si humbje të përsëritur të shtatzënisë. Një ekzaminim fizik bëhet imperativ nëse humbja ndodh tre herë radhazi. Ekspertët shprehen se për të konfirmuar një abort dhe për të përcaktuar shkakun, kërkohen teste të tilla si ultrazëri, ekzaminimi i legenit ose testi i gjakut. Arsyet për abortet variojnë nga anomalitë kromozomale, çekuilibrat hormonalë, problemet e mitrës, paaftësia e qafës së mitrës dhe sëmundjet autoimune si lupusi. Ndërkaq, fertilizimi In-Vitro është një metodë e shkëlqyer për të arritur shtatzëninë për gratë që kanë pasur aborte të shumta.