Bota Health & Beauty

Ky artikull është për vajzat dhe gratë të cilat kanë përjetuar dy ose më shumë aborte!

Dy ose më shumë aborte rrisin rrezikun e të zhvilluarit një sëmundje kardiovaskulare. Sipas “Daily Mail”, ky është përfundimi në të cilin dolën 22 studime në të cilët janë anketuar mbi 4 milionë gra në të gjithë botën. I rëndësishëm në këto studime është edhe dështimi spontan. Vajzat dhe gratë të cilat kanë përjetuar përjetuar tre ose më shumë dështime spontane përpara moshës 24-vjeçare, kanë më shumë gjasa të vdesin para se të arrijnë moshën 70 vjeçare, kjo pikërisht për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Dështimi spontan është jashtëzakonisht stresues dhe është vërtetuar të ketë pasoja psikologjike vite pas shtatzënisë. Ky stres, së bashku me probleme të tjera shëndetësore dhe zakone të pashëndetshme të jetesës si duhanpirja, obeziteti dhe konsumimi i rregullt i alkoolit, ndikojnë në shëndetin e zemrës.

Lidhja e ngushtë mes dështimit të fëmijës dhe sëmundjeve kardiovaskulare është një arsye më shumë për të qenë e informuar pasi kjo sëmundje është shkaktari kryesor i vdekjeve të grave në mbarë botën. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, dy herë më shumë gra vdesin nga sëmundjet koronare të zemrës sesa nga kanceri i gjirit. Doktori Clare Oliver-Williams tha se:

Humbja e një fëmije është një ngjarje jashtëzakonisht stresuese që mund të ketë efekte psikologjike vite pas shtatzënisë. Ky stres, së bashku me disa probleme shëndetësore që e bëjnë shtatzëninë më sfiduese, mund të shpjegojë faktin përse këto gra kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës. Nuk dua t’ju frikësoj, por duhet të shihni të gjithë faktorët e tjerë të rrezikut. Mos pini duhan dhe monitoroni vazhdimisht tensionin dhe nivelet e kolesterolit. Këta janë hapat e parë që na japin një mundësi për të përmirësuar shëndetin. Mund të keni edhe 10 ose 20 vjet për të bërë një ndryshim në jeten dhe në rrezikun që mund t’ju kanoset. Sa më shpejt të bëni përmirësime në mënyrën e jetesës, aq më mirë, pasi nuk ka gjë më të rëndësishme se parandalimi i rrezikut kardiovaskular.