Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner dhe Travis Scott kritikohen ashpër dhe arsyeja është Stormi!

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë kritikuar pasi morën vajzën e tyre Stormi në Billboard Music Awards 2022. Ceremonia vjetore e muzikës u mbajt të dielën në Las Vegas dhe reperi Travis do të performonte, duke u rikthyer pas tragjedisë në koncertin e tij në Astroworld në nëntor të vitit të kaluar.

Kylie dukej e mrekullueshme me një fustan të gjatë, ndërsa Travis kishte një kostum gri, bluzë të bardhë dhe atlete. Ata befasuan fansat duke marrë Stormin në ceremoni dhe 4-vjeçarja kaloi në tapetin e kuq e kapur për dore me mamin e saj.

E veshur me një fustan të bardhë, të kombinuar me atlete të njëjta, Stormi shkëlqeu në tapetin e kuq plot zhurmë dhe u kap nga babai Travis, i cili e mori brenda. Çifti, i cili mirëpriti një djalë në shkurt, u përball me reagime të ashpra për marrjen e vajzës së tyre të vogël në festën e mbushur me yje, me shumë komente për veshjen e Stormi.

Më falni, kjo është e papërshtatshme për një fëmijë.

Veshja është shumë e tepërt për një fëmijë.

E papërshtatshme për një fëmijë në moshën e saj.

Ndërsa disa e sulmuan Kylie-n për përdorimin e Stormi si aksesor në tapetin e kuq. Ata gjithashtu u përballën me kritika për pjesëmarrjen në Billboard Music Awards, gjashtë muaj pas fatkeqësisë së tmerrshme të festivalit Astroworld, në të cilën humbën jetën 10 persona.