Celebrities Health & Beauty Showbiz

Kylie Jenner prezanton koleksionin e saj më të ri e ‘lyer në gjak’!

Sipërmarrësja e njohur Kylie Jenner, sapo na njoftoi për koleksion e saj më të ri të “Kylie Cosmetics”.  Ditën e djeshme, Kylie ka postuar në profilin e saj në Instagram, një video ku shihet duke u lyer me gjak të rremë, e cila prezanton koleksionin e saj të ri me disa produkte kozmetike. Në klipin e shkurtër, 24-vjeçarja nuk u filmua plotësisht nudo pasi ishte e mbuluar me gjak nga koka te këmbët.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ishte e lyer me lëng të kuq më shumë sesa “Carrie” në filmin horror të vitit 1976. Por pavarësisht nga ngjashmëria e tmerrshme mes të dyjave, duket se koleksioni i ardhshëm i Kylie është frymëzuar nga një film klasik tjetër, “A Nightmare on Elm Street”.

https://www.instagram.com/p/CUqEB1bJgYz/

Përpara zbulimit të bashkëpunimit, Kylie pyeti ndjekësit e saj duke iu thënë se:

A mund ta merrni me mend me kë kemi bashkëpunuar këtë vit për Halloween? Zbulimi i koleksionit vjen sot në “Kylie Cosmetics”.

Të shumtë ishin personat që kanë komentuar dhe mbështetur Kylie-n në postimin e saj në Instagram. Në një tjetër postim, e veshur me një body në ngjyrë mishi, ajo shkruan:

E verifikuar. KYLIE X NIGHTMARE ON ELM STREET. Ahh çfarë ëndrre të bashkëpunosh me ikonën e horrorit. Zbuloni tani se çfarë po ndodh.

Kylie u shfaq e veshur me një body ngjyrë mishi që të kujtonte trupin e djegur dhe të plagosur të Freddy Krueger. Thonjtë e saj të gjatë dukej se ngjanin me portretin e tij në filmin “A Nightmare on Elm Street”. Në lidhje me paketimin e produkteve ato ishin me spërkatje gjaku, në ngjyrën e trikos legjendare me vija të Freddy dhe një hije të imazhit të tij. Kylie e quajti Freddy-n “ikona e tmerrit”, kështu që ka kuptim që Freddy është imazh i koleksionit të saj më të ri.

https://www.instagram.com/p/CUqc3iOvM2W/

Megjithëse koleksioni i ri do lançohet në datën 12 Tetor, Kylie e ka treguar atë në InstaStory për të gjithë ndjekësit e saj. Koleksioni përfshin: tre buzëkuq në ngjyrat nude, rozë dhe të kuqe, një paletë për sytë me 12 tone, qerpikë fallco dhe pluhur për faqet dhe buzët. Duke marrë parasysh që ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është e njohur edhe për paketimet ekstravagante të markës së saj, ajo nuk na zhgënjeu as këtë herë.

Rikujtojmë se, Kylie Jenner dhe vajza e saj Stormi e nisën më herët se kurrë festën e Halloween-it këtë vit! Miliarderja 24-vjeçare ka postuar në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory disa foto në lidhje me përgatitjet për Halloween-in. Kylie ndau një foto të kekëve që ajo dhe Stormi kishin dekoruar për të kujtuar fillimin e sezonit të Halloween-it. Kishte disa kekë që dukeshin si përbindëshat e ‘Cookies’ të Sesame Street dhe disa kekë të tjerë me krem portokalli.