Celebrities

Kylie Jenner dhe Stormi e nisën më herët se kurrë festën e Halloween-it këtë vit!

Data 1 tetor është fillimi zyrtar i sezonit më të dashur jo vetëm për fëmijët por edhe për të rinjtë kjo pasi Halloween-i është shumë afër. Kylie Jenner dhe vajza Stormi mesa duket e kanë marrë më seriozisht se ç’duhet. Miliarderja 24-vjeçare ka postuar në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory disa foto në lidhje me përgatitjet për Halloween-in.

Sweet: Kylie Jenner took to her Instagram Story on Friday to share photos of her Halloween preparations with three-year-old daughter Stormi including decorating cupcakes

Kylie ndau një foto të kekëve që ajo dhe Stormi kishin dekoruar për të kujtuar fillimin e sezonit të Halloween-it. Kishte disa kekë që dukeshin si përbindëshat e ‘Cookies’ të Sesame Street dhe disa kekë të tjerë me krem portokalli.

Pas kësaj ajo ndau edhe një foto të shumë kekëve të ngrënë pasi Stormi kishte bërë edhe një rrëmujë të madhe me duart e saj. Themeluesja e ‘Kylie Skin’ ka treguar edhe dekorime të tjera të shtëpisë të frymëzuara nga vjeshta, duke përfshirë edhe një tas me disa kunguj të vegjël. Shfletoni galerinë për të parë të gjitha fotot.

Rikujtojmë se mami bukuroshe Kylie Jenner ka ndarë me fansat e saj produktet më të reja të kompanisë së saj. Këtë herë nuk ishin as rrobe banjo dhe as produkte kozmetike por ajo kishte menduar që të tregohej më e përgatitur se kurrë për bebin e saj që po vjen prandaj edhe ka lançuar produktet më të reja për to. Në këto produkte të reja përfshihen shampo të vogla për t’ju bërë banjën bebeve sa më të bukur gjithashtu dhe kremra hidratues për lëkurën e tyre të butë. Produktet mbajnë emrin ‘Kylie Baby’.

Rikujtojmë se 24-vjeçarja ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të dashurin e saj, Travis Scott dhe këtë ajo e bëri të ditur nëpërmjet një postimi ku kishte përmbledhur të gjitha momentet e bukura që pas lajmit që ajo kishte marrë vesh se ishte në pritje të ëmbël. Kjo mendohet se ka qenë edhe asryeja kryesore që bukuroshja nuk arriti dot që të merrte pjesë në eventin madhështor të ‘Met Gala’-s.