Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Fashion

Le të kthehemi pak tek dasma e Paris Hilton dhe të kujtojmë që ajo e mbajti premtimin e saj!

Para pak javësh, trashëgimtarja e famshme Paris Hilton i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze me rreth 200 të ftuar të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air. Në ceremoni ishin të ftuar emra të njohur të botës së showbiz-it si Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.

40-vjeçarja konfirmoi lajmin duke publikuar në Instagram disa fotografi para ceremonisë, ku shfaqej me fustanin e saj të nusërisë të punuar nga “Oscar de la Renta”. Një burim, i cili e përshkroi dasmën si një festë intime me Paris dhe familjen dhe miqtë më të ngushtë të Carter, thotë se Kim Kardashian luajti një rol të rëndësishëm në dasmën e saj.

Por ajo çfarë ne mund të kemi harruar është fjala e mbajtur e bukuroshes Paris Hilton, e cila gjatë një interviste të dhënë para se ajo të martohej tha se nuk do të vishte vetëm një fustan por disa. Por ja cilët ishin fustanet madhështorë të saj përgjatë të trija ditëve të dasmës luksoze.

1
2
3
4
5
6
7