Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Lëkurën e limonit bëni mirë ta fusni në ngrirje, arsyen pse jua tregojmë ne në këtë artikull!

Limonat janë të shëndetshëm për shumë arsye, por a keni menduar ndonjëherë t’i ngrini para se ti konsumoni? Pse duhet ta bëni këtë? Sepse lëkura e limonave përmban 5-10 herë më shumë vitamina sesa lëngu i limonit dhe lëkurat e tij zakonisht hidhen. Gjithashtu lëkura e tij mund të ndihmojë në largimin e toksinave nga trupi juaj.

Një përfitim tjetër i limonave është aftësia e tyre për të mbrojtur trupin nga tumoret dhe cistet. At0 kanë efekte anti-mikrobiale kundër infeksioneve bakteriale dhe kërpudhave dhe janë efektivë në eleminimin e parazitëve të brendshëm dhe krimbave. Rregullojnë presionin e gjakut, veprojnë si anti-depresivë, luftojnë stresin dhe çrregullimet nervore.

Ju duhet të përdorni të gjithë limonin dhe të mos humbni asnjë pjesë të tij. Ajo çfarë ka duhet të bëni është të blini një limon bio, lajeni dhe vendoseni në pjesën e ngrirjes. Mbasi ai të ketë ngrirë, heqja e lëkurës do të jetë më e thjeshtë e ndërsa copëzat e ngrira të lëkurës mund t’i vendosni në ushqimet e tjera që hani.

Që imuniteti dhe organizmi të funksionojnë siç duhet, trupi i njeriut ka nevojë të marrë lëndët e duhura. Me kalimin e moshës, sistemi imunitar humbet disa aftësi dhe një gjë e tillë, kontribuon në shfaqjen e shumë infeksioneve dhe sëmundjeve kronike. Personat me imunitet të dobët vuajnë më shumë nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, gripi dhe pneumonia.

Pikënisja e një imuniteti të fortë është stomaku ku akumulohen shumë substanca, minerale dhe vitamina të cilat më pas shpërndahen në të gjithë trupin. Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zinkun, seleniumin, hekurin, bakrin, acidin folik dhe vitaminat A, B6, C dhe E. Receta natyrale e cila i jep imunitetit më shumë energji dhe ruan ekuilibrat e tij është pikërisht kjo: Përbërësit janë një vezë, mundësisht fshati, 1 kilogramë limonë; 1 kilogramë mjaltë; një filxhan të madh çaji me arra të grira hollë ose pluhur.