Celebrities Showbiz

“Lëvizja #MeToo do ta mërziste vërtet”, ja se çfarë thotë Jamie Lee Curtis për nënën e saj të ndjerë Janet Leigh!

Aktorja dhe shkrimtarja e njohur amerikane, Jamie Lee Curtis në një intervistë me aktoren dhe producenten Melanie Griffith, vuri në dukje se nëna e saj e ndjerë, aktorja Janet Leight ishte mikeshë me nënën e Melanie, Tippi Hedren. Griffith u shpreh se:

Drejtori me sa duket nuk ishte shumë i mirë me nënën time.

Nëna e Jamie-t ka luajtur në filmin klasik “Psycho”, prodhuar dhe drejtuar nga Alfred Hitchcock. “Psycho” është një film thriller psikologjik amerikan i viteve 1960. Në vitin 2016, Hedren pretendoi se Hitchcock e sulmoi seksualisht. Aktorja u shpreh se:

Unë kurrë nuk kam hyrë në detaje për këtë dhe kurrë nuk do të bëj. Thjesht do ju them se ai papritmas më kapi dhe vuri duart mbi mua. Ishte ngacmim seksual dhe shumë e shëmtuar. Unë isha shumë e tronditur dhe u largova në atë moment.

Ndërsa Curtis në lidhje me nënën e saj, tha se:

Unë nuk mendoj se Janet do ta kishte pranuar ndonjëherë nëse do të kishte ndonjë sjellje të keqe ndaj saj. Unë mendoj se lëvizja #MeToo do ta kishte mërzitur vërtet. Nuk është e drejtë të flas për atë tani, sepse ajo ka vdekur dhe unë nuk dua të vë fjalë në gojën e saj, por duke e njohur atë, mendoj se nëna ime nuk do të thoshte se ai sillej keq, në asnjë mënyrë.

Kjo nuk është hera e parë që Curtis përmend nënën e saj kohët e fundit. Për premierën e festës së kostumeve të Halloween Kills, ajo veshi pamjen ikonike të Leigh në filmin “Psycho” si kostumin e saj. Jamie postoi një fotografi në profilin e saj në Instagram dhe shkroi në një mbishkrim duke theksuar kostumin:

Duke nderuar shpirtin e nënës sime!

Rikujtojmë se, aktorja e njohur Jamie Lee Curtis, ndau mendimet e saj mbi tendencat e sotme të kirurgjisë plastike dhe filtrat e mediave sociale. Ajo tha për “Fast Company” se:

Tendenca aktuale e ‘fillersave’ dhe procedurave kirurgjikale dhe ky fiksim pas filtrave dhe gjërat që bëjmë për të rregulluar pamjen tonë në “Zoom” po hedhin tutje breza të tërë të bukurisë. Pasi të ndërhyni në fytyrën tuaj, nuk mund ta ktheni atë siç ishte më parë.