Celebrities Gossip Showbiz

Lidi lë shtëpinë e “Big Brother Vip 3”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia. Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkrua nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.

Lidi largohet sonte nga shtëpia më e famshme e Big Brother VIP, duke i dhënë fund rrugëtimit për çmimin e madh.  I pyetur se kush do ta fitojë Big Brotherin, Lidi tha se:

Uroj shumë që të tejkalohet presioni dhe ta fitojë një femër. Por Heidi, po. Heidi dua ta fitojë.