Sport

Lista e Kombëtares për ndeshjet me Izraelin e Islandën!

Për takimet e Nations League, trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Edoardo Reja publikoi listën e futbollistëve që do grumbullojë për ndeshjet me Izraelin më 24 shtator dhe tre ditë më pas, në datën 27 të këtij muaji me Islandën, sfidë që zhvillohet në “Air Albania” në Tiranë.

Në një postim në “Facebook”, Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF bëri publikë emrat e “kuqezinjve” që janë ftuar për të luajtur në këto dy sfida, ndërsa njofton se nesër pritet një konferencë për shtyp e teknikut italian.

Ndeshjet me Izraelin dhe Islandën, trajneri Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për sfidat e Kombëtares. Kuqezinjtë fillojnë grumbullimin ditën e hënë, ndërkohë që nesër trajneri Reja do të dalë në konferencë shtyp në orën 12:30.

Në këtë listë e vetmja risi është rikthimi i Arlind Ajetit, i cili kishte një kohë të gjatë që nuk e vishte fanellën “kuqezi”.