Celebrities Gossip Showbiz

Loredana ‘e mbajti premtimin’ në këngën e re dhe vëmendjen padyshim e mori ‘surpriza’ në videoklip!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, bukuroshja kishte lajmëruar se do të lansonte një projekt të ri për ndjekësit e saj, por me një surprizë në videoklip që ishte pikërisht vogëlushja e saj Hana. Ashtu si kishte premtuar ‘Pinky Promises’ u publikua dhe përpos gjithë skenave në video u shfaq dhe vajza e saj që padyshim këtë herë ‘rrëmbeu’ gjithë vëmendjen dhe ‘shkëlqimin’ e këngës. Epo, na fal Loredana…

Reperja e njohur Loredana së fundmi është takuar me futbollistin me famë botërore, Neymar. Reperja shqiptare ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet teksa pozon me futbollistin e njohur. Ajo nuk ka dhënë detaje të mëtejshme dhe nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë.

Kujtojmë që Loredana është përfolur së fundmi se ka nisur një lidhje me futbollistin nga Kosova, Edon Zhegrova.  Shkak për këtë është bërë një fotografi ku shiheshin së bashku. Dhe mediat zviceriane kanë shkruar për dyshen duke hedhur dyshime për një lidhje.