Celebrities Gossip Showbiz

Loredana në një romancë të re dashurie me futbollistin e njohur?!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Loredana po përflitet se është në një romancë të re me futbollistin Edon Zhegrova. Gazeta zvicerane “Blick” ishte ajo që ngjalli dyshimet pasi publikoi një foto të dyshes teksa ishin krah njëri-tjetrit. Vetë këngëtarja e ka postuar foton, por gazeta kishte bërë një shkrim referuar një romance të mundshme.

“Çfarë po ndodh këtu? Loredana pozon me ish-lojtarin e Baselit”,-ka qenë titulli i artikullit të “Blick”, i cili vazhdon me fjalët:

Në fundjavë, reperja Loredana u shfaq krah për krah me ish-lojtarin e Baselit, Edon Zhegrova në storyn e saj në Instagram, duke ndezur kështu thashethemet.

Rikujtojmë, se Loredana prej kohësh është përfolur në mediat rozë sa i përket lidhjes së saj me reperin e njohur Mozzik, një lidhje nga e cila kanë edhe një vajzë, të quajtur Hana. Shumë spekulime ka pasur rreth lidhjes së tyre nëse janë rikthyer me njëri tjetrin apo jo por së fundmi ka qenë vet Loredana e cila ka shprehur se po e shijon jetën si beqare dhe se ndjehet shumë mirë vetëm.

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Por, postimet këtë herë nuk janë nga ato që mund t’i shohim çdo ditë. Loredana na ka habitur me Instastory-t e fundit ku ka shfaqur shuma të mëdha parash, thikë dhe ndërkohë ka treguar gishtin e mesit. Ende nuk dihet nëse reperja po na zbulon se mund të vijë me ndonjë videoklip të ri apo thjesht i ka publikuar për të treguar dhe natyrën e saj shumë ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shohim të famshmet tona.