Celebrities Gossip Showbiz

Nga Edon Zhegrova te Neymar, Loredana po e shijon më së miri jetën si beqare!

Reperja e njohur Loredana së fundmi është takuar me futbollistin me famë botërore, Neymar. Reperja shqiptare ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet teksa pozon me futbollistin e njohur. Ajo nuk ka dhënë detaje të mëtejshme dhe nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë.

Kujtojmë që Loredana është përfolur së fundmi se ka nisur një lidhje me futbollistin nga Kosova, Edon Zhegrova.  Shkak për këtë është bërë një fotografi ku shiheshin së bashku. Dhe mediat zviceriane kanë shkruar për dyshen duke hedhur dyshime për një lidhje. Ndërkaq, Loredana prej kohësh është përfolur në mediat rozë sa i përket lidhjes së saj me reperin e njohur Mozzik, një lidhje nga e cila kanë edhe një vajzë, të quajtur Hana.

Shumë spekulime ka pasur rreth lidhjes së tyre nëse janë rikthyer me njëri tjetrin apo jo por së fundmi ka qenë vet Loredana e cila ka shprehur se po e shijon jetën si beqare dhe se ndjehet shumë mirë vetëm. Neymar nga ana tjetër nuk po kalon periudhën e tij më të mirë në futboll por nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetën personale.

Ylli i Paris Saint-Germain po shijon prej mëse një viti lidhjen e tij të re me bukuroshen braziliane Bruna Biancardi. Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës gushtin e kaluar. Të pranishëm me ta kanë qenë edhe miqtë e futbollistit dhe djali i tij. Bruna dhe Neymar u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar kështu se kanë nisur një lidhje.