Celebrities Film & Tv Top Albania Radio Special

Lori Hoxha konfirmon dy opinionistë në “Big Brother VIP”, nuk është Arjan Konomi!

Me lajmin e mirë që shumë fansa po prisnin, “Big Brother Albania VIP” nis transmetimin në 5 Tetor dhe bashkë me të, Top Albania Radio mendon dhe për dëgjuesit e saj besnikë. Për herë të parë dhe eksluzivisht për ju, Top Albania Radio vjen me një edicion special për të zbuluar çdo detaj apo të pathënë më parë mbi çdo pyetje që mund të keni. Sot në orën 18:00 do të transmetohet për të gjithë dëgjuesit dhe fansat e këtij spektakli, intervista eksluzive e Jonida Aliçkollit me producenten e “Big Brother Albania VIP”, Lori Hoxha.

Që në momentin që u lajmërua fillimi i “Big Brother VIP”, janë aluduar disa emra personazhesh që thuhej se do të ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Dhe sigurisht bashkë me këtë edhe emrat e opinonistëve të spektaklit. Për sa i përket këtyre të fundit, Lori konfirmon se do të ketë dy të tillë në “Big Brother VIP” dhe madje që nuk i kemi parë më parë në këtë profil.

Opinonistët janë dy. Është një grua dhe një burrë. Donim dy që të balanconim njëri-tjetrin dhe të kishim sa më shumë opinione të mira. Po ashtu janë shumë karaktere të ndryshme dhe janë në profile të ndryshme. Kështu që shpresoj të gjenden mirë dhe nuk janë afër mendjes. Nuk janë këto opinonistët që priten gjithmonë të jenë. Nuk është Arian Konomi (qesh).

Këto dhe më shumë detaje rreth “Big Brother VIP”, do të na i zbulojë Lori në intervistën e saj në “Big Brother Special”, sot në orën 18:00 në frekuencën e Top Albania Radio-s.