Aktualitet

LSI-ja me shtesë padie për inceneratorët!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi reagoi sot në  lidhje me hetimin nga SPAK-u për inceneratorët. Në një konferencë për mediat, Kryemadhi u shpreh para gazetarëve se “qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë çdo ditë mbi 80 mijë dollarë për llogaritë e njerëzve që janë në kërkim”, sipas numrit një të LSI-së “për Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan”, ndërkohë që “inceneratorët nuk funksionojnë”.

Ajo që shikojmë ne përditë është një pakësim i Buxhetit të Shtetit, si para disa muajsh që u zvogëlua mbi 13 milion euro buxheti i arsimit.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, Kryemadhi theksoi se ka bërë gati shtesë padie për të informuar me dokumente të reja, autentike, të faktuara të cilat ndihmojnë SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi paraqiti për median dhe pamje filmike, si dhe bëri një përshkrim:

Ky është inceneratori i Tiranës, në gjendjen e sotme, kjo video është bërë dje, do të shikoni që keni tre vaska betoni, është një kapanon dhe është një kodër që është e mbuluar me dhe’. Ajo që të bën përshtypje dhe që është shumë e rëndësishme është që këtu nuk ka asnjë lloj investimi, atë që ne kemi dëgjuar prej kohësh nga kryeministri që koncesionari, Klodian Zoto dhe inceneratorët kanë bërë një investim 128 milion euro dhe qeveria shqiptare ka blerë shërbimin për 20 euro tonin për të mbledhur mbetjet të cilat janë vetëm në qytetin e Tiranës.

Duke marrë me detaje të gjitha kompanitë, dhe duke i detajuar me fatura me librat e shitjeve, me librat e blerjeve ajo që kemi kuptuar dhe kemi rezultuar në fund është që evazioni total i këtyre kompanive është 189 milion dollarë.