Celebrities Gossip Showbiz

Luana Vjollca blen shtëpi të re në Kosovë dhe fton ndjekësit të gjejnë se ku ndodhet!

Luana Vjollca është një nga prezantueset më të njohura të televizionit tonë. Në Instagramin e saj herë pas here, prezantuesja bukuroshe zgjedh të ngacmojë pak ndjekësit e saj. Këtë herë Luana jo vetëm që ka treguar se ka marrë një banesë të re në Kosovë, më saktë në lagjen e re në Novobërdë të Gjilanit, ku banojnë  edhe yje si Ledri e Lumi B.

Teksa e ka treguar këtë me anë të një Instastory ajo ka ftuar ndjekësit që të zbulojnë se cila nga banesat është e saja.

Keni zbritje po e gjetët!!!

Rikujtojmë se, Luana pak ditë më parë tregoi me anë të një postimi në Instastory se një ndjekës ka bërë portretin e saj tatuazh.

Rikujtojmë se, teksa është shfaqur duke kërcyer dhe argëtuar në vendet me muzikë të Mykonos, Luana ka zbuluar se si e quajnë atë atje duke e krahasuar me aktoren e njohur kolumbiano-amerikane Sofia Vergara.

Së fundmi për ditëlindjen e Luanës nuk munguan urimet e pafundme nga miq dhe personazhe të njohur të showbiz-it, një figurë shumë e njohur e politikës tonë i ka bërë prezantueses bukuroshe një surprizë shumë të këndshme. Bëhet fjalë pikërisht për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dërgoi një buqetë me lule në shtëpi dhe krahas saj një kartolinë.