Celebrities Gossip Showbiz

“Lufta e ftohtë” mes Jesy Nelson dhe grupit ‘Little Mix’ sapo ka filluar!

Këngëtarja e njohur e grupit “Little Mix”, Jesy Nelson së fundmi ka zbuluar se u largua nga grupi i famshëm muzikor pas 10 vitesh pasi ndihej e bllokuar. 30-vjeçarja tregoi se si krahasimi i vazhdueshëm i të qenit pjesë e një prej grupeve të vajzave më të suksesshme në Britani, ndikoi në shëndetin e saj mendor prandaj dhe kjo ka qenë një nga arsyet kryesore.

Sidoqoftë, një burim tani ka zbuluar se largimi i saj erdhi si një tronditje e plotë për anëtaret Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall, të cilët dëgjuan për vendimin përmes avokatëve të tyre.

'She created this scenario': Jesy Nelson is 'to blame' for the Little Mix rift after she quit the band WITHOUT speaking to them and ignored countless warnings over blackfishing claims

Ky veprim shkaktoi tension mes vajzave të cilat nuk kanë folur me Jesy për një vit. Tani pasojat e vajzave kanë marrë një kthesë të shëmtuar dhe publike, me Leigh-Anne duke e akuzuar Jesy-n për “blackfishing” në mesazhe e psotuara në InstaStory nga një mik i tyre. Gjatë kohës që Jesy u pa duke qeshur pasi Nicki Minaj akuzoi Leigh-Anne se ishte një “klloune xheloze”. Megjithatë, një burim këmbënguli se tensionet janë krijuar prej muajsh, duke i thënë ‘MailOnline’ se:

Jesy krijoi këtë skenar. Ajo u largua nga grupi pa u thënë drejtpërdrejt vajzave apo drejtuesve dhe ata e dëgjuan këtë përmes avokatëve të saj. Ata përreth saj e kanë mbështetur atë për dhjetë vjet dhe e kanë mbrojtur dhe janë të shkatërruar nga e gjithë kjo.

Pasi Jesy bëri deklaratën e saj, vajzat thjesht vendosën të shprehnin dashurinë e tyre për të. Atëherë Jesy u tha se ishte “e shkatërruar” Leigh-Anne kishte “ndezur urrejtje racore” dhe një valë të re duke u thënë miqve se nuk mund të besonte “dikush që dikur e quante familje mund të ishte kaq mizor”.

Mesa duket gjithçka nuk ka marrë fund ende. Pritet që reagimet e tyre të vazhdojnë dhe nuk do të kenë fund.