Celebrities Gossip Showbiz

Jesy Nelson zbulon arsyen që e bëri të largohej përfundimisht nga “Little Mix”!

Këngëtarja e njohur e grupit “Little Mix”, Jesy Nelson së fundmi ka zbuluar se u largua nga grupi i famshëm muzikor pas 10 vitesh pasi ndihej e bllokuar. 30-vjeçarja tregoi se si krahasimi i vazhdueshëm i të qenit pjesë e një prej grupeve të vajzave më të suksesshme në Britani, ndikoi në shëndetin e saj mendor.

Duke folur në episodin e fundit të Reign With Smith, Jesy, e cila e ka nisur karrierën solo, u shpreh se ishin gjërat e vogla që e bën të ndihej e bllokuar.

Kur ishte puna te gjërat e vogla, sikur nëse duhet të bënim një video dhe të gjitha duhet të vishnin bikini dhe unë nuk doja t’i vishja sepse ndihesha keq me veten, nuk mund ta bëja. Janë vetëm gjërat e vogla, që më bënin të ndihesha e bllokuar. Dhe ishte krahasimi i vazhdueshëm i çdo dite që ishte i vështirë dhe eventualisht, pas 10-të vitesh, merr një dëmtim masiv në shëndetin mendor.

Ajo fillimisht u paraqit si këngëtare solo në “X Factor”, në vitin 2011. Pavarësisht se ajo pati momente të mrekullueshme me vajzat e ish-grupit, të cilat tha se i konsideron si motra, Jesy ishte e vendosur se duhej të bënte atë që e bënte të ndihej e lumtur. Por gjatë kësaj kohe ajo ka punuar shumë në projekte të reja për të bërë rikthimin si këngëtare e pavarur. 

Jesy tani ka gjetur aftësinë t’i kontrollojë të gjitha, nga videot muzikore, tek stili, duke ndjerë se një peshë i është hequr nga supet. Rikujtojmë, se bukuroshja u largua nga “Little Mix” në vitin 2020 dhe në këtë grup të famshëm muzikor, ajo ka qenë së bashku me artistet Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards.