Celebrities Film & Tv Magazine

Lufta me bullizmin dhe buliminë! Vëllai i Madh surprizon Françeskën, mes lotësh banorja takon nënën!

Miss Londra Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë me banorët luftën e saj me buliminë gjatë periudhës së gjimasit. Ajo është shprehur se e ka vuajtur disa herë këtë problematik, pasi në momentin që e vuan njëherë ekziston mundësia që të rikthehet, por duke biseduar me persona të dashur të saj ka mundur ta tejkaloj si problematik.

Duke folur për këtë çështje që prek sot gjithë shoqërinë, Françeska pati një mesazh për këdo që vuan nga bulimia; ta flasin me personat e tyre të dashur dhe të kërkojnë ndihmë. Po ashtu për t’i motivuar, Françeska tha se kur “unë kam fituar miss Londra me një trup mami, trup normal që nuk është perfekte dhe e kam fituar pikërisht për vlerat që unë kam përcjellë si vajzë dhe jo për imazhin tim të jashtëm”, çdokush mund ta bëjë.

 Jam me fat që kam një familje që më do që më mbështet dhe më ka ndihmuar në rrugëtimin tim kundrejt bulimisë. Unë akoma nuk kam treguar për historinë e jetës time dhe se çfarë më ka shtyrë për të arritur këtu, por është e rëndësishme të ndajmë këto mesazhe. Kam menduar shpesh se sim und ta ketë pritur familja ime këtë detaj dhe e kam vuajtur me veten time se si mund të jetë ndjerë mami im kur ka dëgjuar këto gjëra prej vajzës së saj. Unë kam kaluar shumë kohë duke urryer veten time por më duhet të them që nuk është e bukur të bëhet. Jeta është shumë e bukur dhe traumat na çojnë vetëm drejt traumave të tjera.