Celebrities Gossip Health & Beauty

“Luftë” miliarderësh/Elon Musk tallet keqazi me projektin e ri të Jeff Bezos!

Miliarderi Jeff Bezos së fundmi vjen me surpriza. Askujt ndoshta nuk i ka shkuar në mendje por Bezos ka vendosur të investojë në ‘Altos Labs’, një laborator i krijuar së fundmi në funksion të zbulimit të mënyrave si mund të kthehet pas efekti i plakjes. Kompania u themelua gjatë këtij viti dhe po mbledhë shkencëtar të cilëve do u ofrohet 1 milion euro rrogë dhe u është premtuar që do të kenë mundësi të kryejnë kërkimet e tyre individuale siç dëshirojnë.

Ish-pronari i ‘Amazon’ renditet mes investitorëve të shumtë në këtë kompani, por lajmi nuk është konfirmuar akoma nga zëdhënësit e tij. Lajmi bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe komenti më qesharak që ka qarkulluar në rrjet është ai i Elon Musk, që gjithashtu renditet ndër më të pasurit e botës.

Ai shkroi në rrjetin social “Twitter”:

Nëse nuk ja del të gjejë kurën, do të hedhë në gjyq vdekjen.

Bezos është aktualisht personi më i pasur në botë me një pasuri që kap vlerën e 201 miliardë dollarëve, megjithëse më herët këtë vit hoqi dorë nga drejtimi i ‘Amazon’ e tha se do të fokusohet në investime që lidhen me pasionet e tij. Rikujtojmë, se sa i përket jetës sentimentale, Jeff ka filluar një romancë të re pas dicorcit me ish-bashkëshorten e tij MacKenzie Scott.

Ai dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez janë fotografuar teksa ktheheshin me avionin e tyre privat prej 65 milion dollarësh në Los Angeles. Dyshja Bezos dhe Sanchez, u vunë re nga vendet e tyre në dritaret e avionit ku ishin ulur dhe po përgatiteshin për të hipur në bord.