Celebrities Gossip Showbiz

Jeff Bezos në një romancë të re?!

Jeff Bezos mesa duket ka filluar një romancë të re pas dicorcit me ish-bashkëshorten e tij MacKenzie Scott. Ai dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez janë fotografuar teksa ktheheshin me avionin e tyre privat prej 65 milion dollarësh në Los Angeles. Dyshja Bezos dhe Sanchez, u vunë re nga vendet e tyre në dritaret e avionit ku ishin ulur dhe po përgatiteshin për të hipur në bord.

Jeff Bezos and rumored Fiancee Lauren Sanchez.

Teksa u fotografuan së bashku, miliarderi i kompanisë gjigante Amazon, ishte i fokusuar diku tjetër ndërkohë që Sanchez po shikonte me vëmendje nga dritarja. Pasi dolën nga avioni i tyre ata hipën në një makinë private luksoze. Lajmet se dyshja kanë qenë së bashku kanë qarkulluar që në janar të 2019. Që atëherë thuhej se ata po takoheshin me njëri-tjetrin, derisa Bezos njoftoi se ai dhe MacKenize ishin divorcuar pas 25 viteve martesë.

The couple have been dating publicly since 2019.

Sanchez ishte gjithashtu në mes të divorcit të saj në atë kohë, me ish-bashkëshortin e saj Patrick Whitesell. Jeff dhe Lauren gjithmonë janë përfolur nga publiku se ata janë të fejuar me njëri-tjetrin. Të gjitha këto thashetheme në lidhje me fejesën janë nxitur po nga vetë Lauren, e cila është fotografuar duke mbajtur një unazë në dorën e majtë dy herë që nga muaji dhjetor i vitit 2019.

Sanchez thuhet se organizoi një festë për partnerin e saj vetëm disa javë më parë për të festuar nisjen e suksesshme të Bezos në hapësirë. Gjithashtu edhe Jeff Bezos pas fluturimit të tij në Hënë, kur u kthye në Tokë, ai deklaroi se:

Unë nuk isha aq nervoz, por familja ime ishte disi e shqetësuar për këtë. Ishte shumë e bukur në fakt të përqafohesha me ta pas uljes, veçanërisht fëmijët e mi dhe Lauren, nënën dhe babin tim dhe vërtet të gjithë ju djema. 

Ndërkohë që Jeff Bezos po shijon romancën e tij të re me Lauren, ish-bashkëshortja e tij MacKenzie Scott është martuar gjithashtu.