Aktualitet Celebrities

Luiz Ejlli e tregon haptazi votën e tij: “Erdha për t’i çuar deri në fund nderin atij njeriu qe më ka ndihmuar!”

Luiz Ejlli, fituesi i ‘BBV’ sapo ka votuar dhe në një deklaratë për mediat e ka treguar haptazi votën e tij për kandidatin e Partisë Socialiste për kryetar Bashkie Benet Becin.

Është edukatë. Erdha për t’i çuar deri në fund nderin atij njeriu qe më ka ndihmuar. Po mos të kisha le këtu nuk do kisha fituar ‘BBV’. Kjo që jam duke bërë unë është një gjest njerëzor. Unë nuk merrem me pjesën e politikës. Unë e mbështes personin, jo partinë. Njerëzit që më kanë ndihmuar kam qejf t’i shoh sa më lart. 

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar Bashkie Benet Beci, ka ushtruar të drejtën e votës paraditen e sotme në Shkodër. Ai është shprehur për mediat se sot është dita që qytetarët të flasin me votë dhe ka ftuar ata për një pjesëmarrje sa më të madhe.