Gossip Showbiz

“Ma ndryshoi Big Brother-in” Stenaldo habit me deklaratën për Luiz Ejllin!

Këngëtari Luiz Ejlli u rikthye për pak ditë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke surprizuar banorët e edicionit të pestë të spektaklit.

Fillimisht, banorët nuk ishin në dijeni për praninë e tij dhe mendonin se ai ishte bërë pjesë e garës si konkurrent edhe këtë sezon. Megjithatë, gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në shtëpi, ata patën mundësi të kalonin momente të veçanta me fituesin e edicionit të dytë të reality show-t.

Edhe pse pati herë pas here përplasje dhe diskutime, Luiz Ejlli u përpoq të japë këshilla për disa prej banorëve, duke nxjerrë në pah edhe anë të tjera të karakterit të tyre.

Një prej tyre ishte edhe Stenaldo Mëhilli, me të cilin zhvilloi disa biseda të thella që duket se i kanë lënë mbresa.

Në një diskutim me banorin Mali, Stenaldo u shpreh se prania e Luizit ndikoi ndjeshëm në përvojën e tij brenda shtëpisë.

Luizi bëri që Big Brother-i im disi të ndryshonte. Më dha këtë. Është puna që disa njerëz i bëj disa gjëra, ndërsa me të tjerë të tjera

-u shpreh ai.

Rikthimi i Luiz Ejlli në Big Brother VIP Albania solli dinamika të reja në shtëpi dhe duket se la një ndikim të veçantë te disa prej banorëve.