Gossip Showbiz

Takimi i parë pas daljes! Stenaldo Mëhilli surprizon me kë u pa menjëherë pas BBV!

Stenaldo Mëhilli u largua të martën nga gara e Big Brother VIP Albania, por duket se aventura e tij ka lënë gjurmë të forta si te publiku, ashtu edhe te banorët.

I vlerësuar për lojën, karakterin dhe qetësinë që tregoi gjatë qëndrimit në shtëpi, ai ka marrë mbështetje të madhe edhe pas eliminimit.

Menjëherë pas daljes, Stenaldo ka zgjedhur të takojë Luiz Ejlli, me të cilin krijoi një raport të mirë gjatë qëndrimit të shkurtër të këtij të fundit në shtëpi.

Dyshja kanë ndarë një foto së bashku, ndërsa Stenaldo e ka shoqëruar me fjalët:

Faleminderit për mbështetjen. Shumë i lumtur që u takuam përsëri. Vlerësim dhe respekt.

Gjatë qëndrimit në BBVA, ai krijoi gjithashtu një miqësi të ngushtë me këngëtarin nga Kosova, Mal Retkoceri, duke u shfaqur shpesh pranë njëri-tjetrit.

Ndërkohë, gara në Big Brother VIP Albania po shkon drejt finales, edhe pse ende nuk është bërë publike një datë zyrtare për mbylljen e këtij edicioni.