Celebrities Gossip Showbiz

Luizi flet për opinionistët e “BBV2”, Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Kohëve të fundit debatet mes opinionistëve dhe banorëve të “BBV2” kanë qenë pak më të shumta. E ditën e sotme duke biseduar me banorët e tjerë në obor, Luizi është shprehur rreth rolit të Arbrit dhe Zhaklinës dhe vështirësive që ata hasin jashtë nga mbështetësit e banorëve dhe për ta nuk është një detyrë e lehtë.

Çdo herë që thonë mendimin e tyre kanë edhe kërcënimet, sharjet në rrjete sociale, se thonë ndonjë fjalë për konkurentët dhe admiruesit e tyre i thonë pse i the kështu, pse ashtu, të vështirë e kanë dhe ata…

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Kujtojmë, se nga nominimi i fundit u eleminua Kejsi. Ndërkohë, sot zbulohet finalisti i parë, por cili do të jetë ai?!