Celebrities Gossip Showbiz

Luizi jep udhër nga shtëpia e BBV: “Mbyllni ‘GoFundMe’ dhe Top Channel të marrë Instagramin tim!”

Sot në “FanClub” kanë dalë disa deklarata që Luizi ka dhënë posaçërisht për këtë emision lidhur me disa vendime të marra jashtë nga familjarët e tij. Pasi u njoftua se familja e tij ka hapur një GoFundMe për të mbledhur të ardhura, ai u shpreh kategorikisht kundër.

Pas konsultimeve me avokatë, produksioni ka vendosur të informojë Luizin për llogari që është hapur për të mbledhur fonde për të. Sot, ekskluzivisht në “Fan Club”, u transmetua komunikimi i Luizit në dhomën e rrëfimit. Pasi mësoi për llogarinë, ai kërkoi të mbyllet sa më shpejt.

“GoFundMe” për mua? Po për çfarë? Do të isha dakord sikur kjo iniciativë të përdorej në këtë mënyrë që po e them tani fjalë për fjalë: Të përdorej imazhi im, emri im që ato fonde të mblidheshin dhe unë t’i jepja  pra thjesht t’i mbaja, t’i mblidhja dhe t’i jepja për një familje në nevojë për një sëmundje për një rast ose emergjencë. Në këtë mënyrë unë do të pranoja por për përfitime personale unë si Luiz jam kategorikisht kundër dhe nuk pranoj që të përdoret as imazhi im, as emri im qofshin nga familjarët e mi apo nga kushdo tjetër. Dhe ju them që në qoftë se unë nesër dal jashtë dhe nuk e kam mundësinë ku të strehohem unë do ta bëj thirrjen vetë duke qenë jashtë. Por duke qenë këtu brenda i izlouar, i mbyllur për arsye të formatit dhe të rregullores dhe të gjitha unë nuk jam në dijeni se çfara bëhet jashtë dhe si mund të interpretohet dhe nuk dua të kem kështu problemesh që të ndikojnë negativisht apo pozitivisht këtë nuk e di por nuk dua ta marr si risk. Tani të ndalohet dhe të mos përdoret fare për mbledhje fondesh imazhi im, emri im për sa kohë unë jam këtu brenda, 2 gjëra domethënë, merre sa më shpejt Instagram-in dhe mbylle atë “GoFoundMe”.

Luizi po ashtu është informuar për rrjetin e tij social “Instagram”. Në dhomën e rrëfimit ai është pyetur se kush do që të menaxhojë llogarinë e tij dhe ai ka kërkuar që t’ia menaxhonte Top Channel.

Kjo hedh poshtë të gjitha supozimet se adresa e tij është vjedhur. Luizi është një nga banorët që fitoi më shumë ndjekës në Instagram, falë paraqitjes së tij në spektaklin Big Brother në Top Channel.