Përsëri një Rolls-Royce superekskluzive që mahnit jo vetëm për origjinalitetin e konfigurimit të njëhershëm, por edhe për çmimin stratosferik.
Një realizim deri në përsosmëri, që shtrihet nga bërja e karrocerisë bazuar te kërkesat e klientit deri te ndërhyrja në detajet më të vogla kompletuar me një riprodhim druri.
Ne jemi krenar që zbulojmë këtë ‘Boat Rolls-Royce’ në botë, komentoi Torsten Muller-Otvos, shefi i Rolls-Royce.
Ajo përfaqëson një mundësi për disa të zgjedhur për të marrë pjesë në krijimin e makinave absolutisht unike dhe me të vërtetë personale me vlera historike.
















”Boat Tail” është kulmi i një bashkëpunimi katërvjeçar me tre nga klientët tanë më të veçantë, të përfshirë ngushtë dhe personalisht në çdo hap të procesit krijues dhe inxhinierik”, thekson Muller-Otvos.
Kur u propozua ideja e këtij drejtimi të dizajnit dhe u vendos ndërtimi 100% i punuar me dorë i ‘Boat Tail’, tre klientët ishin të qartë në aprovimin e tyre duke shprehur një kërkesë të vetme, që makina duhet të kishte treguar diçka si kurrë parë më parë, shton ai.