Celebrities Music Showbiz

Marrëveshja më e madhe e bërë ndonjëherë, Justin Bieber shet të drejtat muzikore!

Ylli kanadez Justin Bieber ka shitur të drejtat muzikore të karrierës 15-vjeçare të katalogut të këngëve të tij për 200 milionë dollarë. ‘Wall Street Journal’ raporton se ylli i muzikës pop ka nënshkruar me Hipgnosis Songs Capital, i mbështetur nga Blackstone dhe shënon një tjetër blerje të një katalogu të suksesshëm muzikor, siç ka ndodhur me artistë të tjerë si Bruce Springsteen dhe Bob Dylan.

Marrëveshja u njoftua nga Hipgnosis dhe mbulon të gjithë repertorin e Bieber përpara 31 dhjetorit 2021, me 290 këngë të publikuara. Me marrëveshjen e përfunduar, Hipgnosis merr pjesën e Bieber të të drejtave për disa nga hitet e tij më të mëdha, duke përfshirë “Baby”, “What Do You Mean”, “Sorry” dhe “Love Yourself”.

Me mbi 150 milionë disqe të shitura, këngëtari 28-vjeçar është një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave. Kjo blerje renditet ndër marrëveshjet më të mëdha të bëra ndonjëherë për një artist nën moshën 70 vjeç. Për ata që presin me padurim pjesën tjetër të turneut botëror të Justin Bieber nuk do t’iu pëlqejë ky lajm.

Së fundmi fansat e artistit janë njoftuar se ka një tjetër shtyrje të turneut. Në një deklaratë të postuar në llogarinë në Instagram ‘Justice Tour’, u njoftua se turneu ka përfunduar tani për tani dhe se pjesa tjetër e datave të shfaqjes së Bieber po shtyhet. Sipas njoftimit, vonesa përfshin të gjitha shfaqjet deri më 25 mars 2023.