Celebrities Music Showbiz

Justin Bieber shtyn sërish turneun e tij botëror, fansat duhet të presin deri vitin e ardhshëm!

Për ata që presin me padurim pjesën tjetër të turneut botëror të Justin Bieber nuk do t’iu pëlqejë ky lajm. Së fundmi fansat e artistit janë njoftuar se ka një tjetër shtyrje të turneut.

Në një deklaratë të postuar në llogarinë në Instagram ‘Justice Tour’, u njoftua se turneu ka përfunduar tani për tani dhe se pjesa tjetër e datave të shfaqjes së Bieber po shtyhet. Në deklaratë thuhet se data e fundit e turneut ishte në “Rock in Rio” në Brazil, i cili u zhvillua në fillim të shtatorit.

Të gjitha datat e mbetura të turneut të tij botëror shtyhen për vitin e ardhshëm. Sipas njoftimit, vonesa përfshin të gjitha shfaqjet deri më 25 mars 2023. Datat e reja të mundshme do t’i nënshtrohen disponueshmërisë së vendit dhe datave.

Lajmi vjen pas shtyrjeve të përsëritura të mëparshme dhe anulimeve të datave të reja të koncerteve. Në fillim të këtij viti, Bieber, anuloi turneun e tij pasi u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt, e cila e la fytyrën e tij pjesërisht të paralizuar. Këngëtari rifilloi turneun në korrik, për të anuluar më shumë data muajin e kaluar. Pas performancës në “Rock in Rio” në Brazil, Bieber shkroi:

Lodhja më pushtoi dhe kuptova se duhet ta bëj shëndetin tim prioritet tani. Kështu që unë do të bëj një pushim nga turneu për momentin. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t’u përmirësuar.

Rikujtojmë, se turneu i Bieber filloi në shkurt 2022 dhe ishte planifikuar të përfundonte në mars të vitit 2023. Bieber zbuloi me anë të një videoje në rrjetet sociale pak kohë më parë se ishte diagnostikuar me sindromën e rrallë Ramsay Hunt e cila i paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij. Mesazhet inkurajuese ishin të shumta për yllin botëror nga fansat, familjarë dhe artistët e tjerë.

Sindroma Ramsay Hunt është shkaku i dytë më i zakonshëm i paralizës atraumatike periferike të fytyrës, pas paralizës së Bell-it, por pak më i rëndë. Megjithatë, ajo ndodh vetëm në rreth pesë në 100,000 njerëz. Ndërkaq, profesor Derick Wade, një ekspert në rehabilitimin neurologjik në Universitetin e Oxford Brookes, tha së fundmi për ‘Sky News’ se megjithëse shumica e njerëzve shërohen plotësisht, Bieber duket se ka një rast serioz të virusit.