Celebrities Film & Tv

Marvel ka gati datat e reja për premierat e filmave që mezi pritet të publikohen!

Pas përfundimit të SAG-AFTRA, është koha për t’u rikthyer në sheshxhirime. Protesta 118-ditore bëri që disa filma në të gjithë Hollywood-in të shtyjë dhe të vonojë datat e tyre të publikimit, por mos u shqetësoni, ato pritet të publikohen nga momenti në moment.

“Deadpool 3” i Marvel do të publikohet më 26 korrik 2024, në vend të 3 majit 2024. Filmi i katërt “Captain America”, i titulluar “Brave New World”, do të publikohet tani më 14 shkurt 2025 dhe jo në korrik 2024 siç ishte planifikuar më parë.

Filmi me superhero “Thunderbolts” u vendos për herë të parë të shfaqej në kinema më 20 dhjetor 2024, por është shtyrë për në 25 korrik 2025. Një tjetër film artistik në listën e Marvel, “Blade” i Mahershala Ali, është zhvendosur në 7 nëntor 2025, pasi më parë ishte planifikuar të dilte në Ditën e Shën Valentinit 2025. Filmi “Venom 3” i Sony me Tom Hardy gjithashtu është caktuar për 8 nëntor 2024.

Pas përfundimit të grevës, aktori i “Deadpool” Ryan Reynolds postoi në “X” për t’i bërë të ditur fansave se pjesa e tretë do të ishte gati për verën e ardhshme. Hugh Jackman do të riprodhojë rolin e tij të gjatë si Wolverine në “Deadpool 3”.

Vlen të theksohet gjithashtu se nëse jeni kuriozë të zbuloni se cilët janë  50 filmat më të mirë të shekullit të 21-të mjafton të klikoni këtu.