Bota

Mbërrin në Katedralen e Londrës hëna gjigante e realizuar nga imazhet e NASA-s!

Hëna gjigante lundruese e artistit Luke Jerome ka mbërritur në Katedralen Southwark në Londër si pjesë e ekspozitës “Museum of the Moon”. “Museum of the Moon” në tre dimensione u krijua duke përdorur fotot e NASA-s. Vepra artistike përshkruan një skenë hënore dhe ndodhet brenda katedrales. Me një diametër prej 7 metrash, hëna ka imazhe të detajuara të NASA-s të sipërfaqes hënore.

“Museum of the Moon” do të prezantohet brenda dhe jashtë, duke ndryshuar kështu eksperiencën dhe interpretimin e veprës artistike. Gjatë shekujve, Hëna është interpretuar si Zot dhe si planet. Përdorej si matëse e kohës, kalendar dhe ishte një burim drite për të ndihmuar në lundrimin e natës.

Gjatë gjithë historisë, hëna ka frymëzuar artistë, poetë, shkencëtarë, shkrimtarë dhe muzikantë në mbarë botën. Kultura të ndryshme në mbarë botën kanë marrëdhëniet e tyre historike, kulturore, shkencore dhe fetare me hënën. “Museum of the Moon” na lejon të vëzhgojmë dhe konsiderojmë ngjashmëritë dhe dallimet kulturore në mbarë botën, si dhe të marrim parasysh shkencën më të fundit rreth Hënës. Varësisht se ku paraqitet vepra artistike, kuptimi dhe interpretimi i saj do të ndryshojë.