Bota

Mbretëresha Elizabeta II “përcjell” mes lotëve princin Philip!

Arkivoli i Princit Philip të Britanisë u ul sot në qemerin mbretëror ndërsa pjesë e gjithë ceremonisë ka qenë edhe gruaja e tij, Mbretëresha Elizabeta II. Ai u varros sot në Kështjellën Windsor, një kompleks gati 1000 vjeçar në perëndim të Londrës.

Në ceremoninë e 17 prillit kanë marrë pjesë 30 persona, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Arkivoli i Dukës së Edinburg mbante mbi të shpatën e tij, kapelën e shërbimit detar si dhe një kurorë lulesh, teksa shoqëruesit e ulën atë në një makinën funerale Land Rover për t’u shoqëruar nga personeli i armatosur.

Mbretëresha iu bashkua atyre në tingujt e himnit kombëtar britanik, teksa ndaloi për një moment refletimi para të shtënave të topave dhe tringëllimës së këmbanave kishtare.

Pas saj vinte procesioni i udhëhequr nga fëmijët e Philip, Princi Charles, Princesha Anne, Princi Andrew e Princi Edward. Nipërit e tij, përfshi Princ William e Princ Harry, vinin më pas, por mes vellezerve me kontradikta, qendronte kusheriri i tyre Peter Phillips.

Princi Philip bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth II për 73 vjet u nda nga jeta  më 9 prill pasi ka kaluar një muaj në spital, ku u trajtua për disa komplikacione në zemër dhe nga një infeksion. Ai u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar është mbajtur një minutë heshtje për ta nderuar Princin Philip. Himnet dhe muzika do të reflektojnë lidhjet e Princit Filip dhe shërbimin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më shumë se shtatë dekada të mbështetjes së Mbretëreshës Elisabeth e cila mbush 95 vjeç, javën që vjen.

Në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit nuk mori pjesë bashkëshortja e  Harry, Meghan e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë dhe është këshilluar që të mos udhëtojë. Për kë motiv, ajo e pa të gjithë ceremoninë nga shtëpia e saj në Shtetet e Bashkuara.