Sport

Mbrojtësi holandez, Daley Blind: “Kur më ndodhi e njëjta gjë si Eriksen bota thonte se…”

Christian Eriksen tronditi botën e futbollit në ndeshjen e tij të parë me Danimarkën këtë evropian. Mesfushori i famshëm danez pësoi një arrest kardiak në ndeshje ndaj Finlandës dhe luftoi me jetën.

Për fat të mirë, Eriksen ia doli të shpëtonte dhe tanimë është liruar edhe nga spitali, derisa e gjithë bota e sportit ishte në përkrahje të tij. Bashkëshortja e tij Sabrina Kvist, e cila ishte e pranishme në stadium duke ndjekur Danimarkën, e vuajti më shumë këtë ngjarje. Mesa duket, të njëjtin problem si të danezit e kishte edhe mbrojtësi holandez Daley Blind disa vite më parë.

Mbrojtësi holandez ka thënë se rasti i ndodhur i Eriksen i ka rikthyer atij kujtimet e këqija pasi ai kishte përjetuar të njëjtën ngjarje.

Imazhet e tij në fushë patën një impakt të madh tek unë. Më është dashur të kaloj një pengesë të madhe psikologjike për t’u rikthyer sërish në fushë. Kur më ndodhi mua e gjithë bota thonte që kisha mbaruar si lojtar, që nuk do të isha rikthyer më por ja ku ndodhem tani. Për këtë arsye, u them të gjithëve, që ta lënë Christianin të qetë, pasi ai ka nevojë vetëm për qetësi.

Kujtojmë se Blind dhe Eriksen kanë luajtur së bashku tek Ajax-i vite më parë dhe janë miq të mirë. Rikujtojmë, gjithashtu se Inter i ka shkruar një letër të hapur Christian Eriksen, duke i bërë të ditur se e mbështesin në këto momente të vështira.