Aktualitet

Me 78 vota pro, Bajram Begaj zgjidhet zyrtarisht President i Republikës së Shqipërisë.

Me 78 vota pro, Bajram Begaj votohet si Presidenti i Ri i Republikës së Shqipërisë.

Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë mori 78 vota pro, 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën.

Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 74 ishin nga mazhoranca. Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD.

Ish Shefi i Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura u propozua nga PS si i vetmi kandidat. Votimi erdhi në këtë raund të katërt, pas tre raundeve të dështuara pasi opozita nuk paraqiti asnjë kandidaturë. Opozita e cilëson  si antikushtetuese dhe zgjedhje personale të Edi Rames emrin e Bajram Begajt. Ky i fundit merr detyren zyrtarisht më 24 korrik, kur Ilir Meta e dorëzon atë.

Më herët Sali Berisha e kundërshtoi emrin e tij si kandidat për president.

“Sot, në parlament po kryhet një dhunim i shëmtuar i kushtetutës së vendit, një akt anti-kushtetues, votohet në shkelje flagrante të ë për president republike njeriu që kalon nga karrigia e shefit të shtabit në karrigen e kreut të shtetit duke shkelur në mënyrën më të hapur nenin 167 të kushtetutës sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të zgjidhet në organe të tjera përveç ushtrisë.

Pretendimi se dha dorëheqjen ka zero vlerë sepse për ushtarakun jo dorëheqja por miratimi dhe lirimi nga detyra është rruga që e çliron nga obligimet ushtarake. Dorëheqja është e pavlerë.

Unë po flas fillimin. Z.Meta I është dërguar ç’dekretimi i kandidatit. Ai nuk ka shkuar aty për asnjë arsye veç se si kandidat për president.
Në historinë e botës së lirë, ju kurrë nuk do të gjeni një rast të vetëm kur një person kalon nga karrigia e Shefit të Shtabit në atë të presidenti, kjo mund të ndodhë vetëm në Junta, në puce e grushte shteti. Kjo procedurë, është shumë e rrezikshme për vendin, sepse I hap shteg që cdo shef shtabi të aspirojë të kapë kreun e shtetit, duke shfrytëzuar këtë precedent.”