Celebrities Gossip Love & Sex Music Showbiz

Me anë të një bashkëpunimi Rosalia na zbuloi të gjithëve se së shpejti do të martohet!

Këngëtarja e njohur me famë botërore Rosalia dhe reperi Rauw Alejandro në shtator të vitit 2021 konfirmuan publikisht se ishin në një lidhje me njëri-tjetrin. Të dya ata së bashku e konfirmuan këtë në rrjetin e tyre social Instagram dhe TikTok ku ndanë me të gjithë ndjekësit disa momente të veçanta në krahët e njëri-tjetrit ndërsa festonin ditëlindjen e saj të 28-të.

Dashuria e tyre e fortë i ka shtyrë ata të dy që të marrin një hap të rëndësishëm së bashku. Një  lajm mjaft i bukur të cilin ata zgjodhën që ta bënin publik në mënyrën më të bukur. Artistja e talentuar Rosalia dhe Rauw Alejandro kanë publikuar të premten bashkëpunimin e tyre të parë të përbashkët të quajtur ‘RR’, ku përfshijnë tre këngë të titulluara ‘Vampiros’ dhe ‘Promesa’ dhe ‘Beso’.

Çifti i ka zënë të gjithë në befasi, pasi kanë përdorur ‘Beso’ për të treguar se do të martohen pas disa vitesh bashkë. Videoklipi i tyre i ri përfshin video më të shkurtra të Rosalia dhe Rauw Alejandro që shijojnë jetën së bashku dhe teksti mund të interpretohet si një letër dashurie. Çifti i njohur zbulon se janë duke u fejuar në fund të videos, ku Rosalia shihet shumë e emocionuar me unazën e saj të madhe të fejesës.

Në këngë, Rosalia rrëfen se afërsia me Alejandro i sjell “qetësinë”, duke treguar se largimi prej tij “është ferr” dhe se “edhe nëse jam larg, ti je njeriu më i afërt për mua”.