Celebrities Showbiz

Rosalia dhe Rauw Alejandro janë një lidhje?!

Këngëtarja e njohur me famë botërore Rosalia dhe reperi Rauw Alejandro janë zyrtarisht në një lidhje. Pas disa thashethemeve që janë përhapur kohët e fundit për një lidhje të mundshme me reperin, ajo konfirmoi lidhjen e tyre në profilin e saj në Instagram gjatë fundjavës duke ndarë disa fotografi të saj në krahët e Rauw ndërsa festonin ditëlindjen e saj të 28-të. Në foto shfaqet Rosalia dhe Rauw të përqafuar në një divan ndërsa ai duket se po luante video lojëra. Ajo shkruan:

E lumtur dhe e bekuar.

Ndërsa Rauw postoi në profilin e tij në Instagram, një karusel fotosh nga ditëlindja e të dashurës së tij, duke shkruar në spanjisht:

Edhe nëse dielli largohet, dita nuk përfundon kurrë me ty. Gëzuar ditëlindjen zemër!

Të dy ndezën thashethemet e romancës në muajin gusht kur u panë duke mbajtur duart dhe duke qeshur me njëri-tjetrin kur u larguan nga një darkë në “The Nice Guy” në Los Angeles. Këngëtarët gjithashtu së fundmi ndanë videon e tyre të parë së bashku në TikTok, ku shihen duke bërë gjeste në formë zemre ndaj njëri-tjetrit me krahët e tyre.

@rosalia

♬ You Can Do It – Ты.

Duket se çifti po e shijon romancën e tyre dhe shpresojmë që këto postime në Instagram të jenë vetëm një paraqitje e shkurtër e asaj që do të vijojë nga marrëdhënia e tyre në të ardhmen.

Rosalia u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër me dekoltenë e hapur në ngjyrë vishnje dhe me një pelerinë të gjatë në eventin më të rëndësishëm në “Met Gala 2021”. Ajo kishte veshur një palë çizme të gjata lëkure me takë të lartë, në po të njëjtën ngjyrë, ndërsa flokët kishte vendosur ti mbante të lëshuar.