Gossip Showbiz

Më e dashuruar se kurrë! Njihuni me partnerin e ri të Jessie J!

Vetëm disa orë më parë këngëtarja e njohur, Jessie J ka bërë publike romancën e saj më të re me partnerin, Max Pham Nguyen. Artistja e shumë hiteve botërore vitin e kaluar u nda nga aktori Channing Tatum dhe tani mesa duket po shijon në mënyrën më të mirë jetën e saj të re. Nëpërmjet një postimi në Instagram çifti dukej shumë i lumtur në krahët e njëri tjetrit.

Rikujtojmë, se Jessie J dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-s, pas divorcit të Channing me Jenna Dewan, me të cilën ishte i martuar prej 9-vitesh. Së fundmi artistja ka dhënë edhe një lajm jo fort të mirë për veten. Ajo ka treguar se pas një kontrolli të kryer tek mjeku, kishte mësuar se kishte sindromën “Meniere”, që e bën të pamundur dëgjimin.