Celebrities Gossip Showbiz

Me foton më të bukur, Besi uron Xhensilën për ditëlindje!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Majk dhe Ghetto Geasy-n, dy reperët e grupit Babastars. “Mëkati jem” ka afro 10 milion klikime në YouTube.

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Prej shumë vitesh tanimë dyshja janë kudo bashkë edhe pse kohëve të fundit të shoqëruar nga vajza e tyre Ajka. Besi dhe Xhensila nuk ngurrojnë shpesh të tregojnë momente nga jeta e tyre familjare, ashtu siç ka bërë aktori së fundmi teksa ka uruar partneren e tij e cila feston ditën e sotme 29- vjetorin e saj.

Urimi më i bukur publik padyshim erdhi nga bashkëshorti i saj besi, i cili zgjodhi mënyrën më të veçantë për ta uruar. Me anë të një fotoje ku shfaqet krah vajzës së tyre, Ajka e ka uruar me fjalët:

Me këtë foto i urojmë mami Xhensila Myrtezaj edhe 100 pranvera me diell dhe këngë të bukura.

Ne i urojmë Xhensilës gëzuar ditëlindjen!