Showbiz

Besi dhe Xhensila sapo u bënë prindër, vjen në jetë vogëlushja

Vëtëm pak orë më parë portale dhe media të ndryshme lajmëruan se çifti i famshëm i showbizit shqiptar Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë.

Mësohet se Xhensila lindi vajzën e saj në një spital privat në Tiranë rreth mesditës ndërkohë që nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Ende nuk është zbuluar emri apo pesha e vogëlushes megjithëse në media ka shumë aludime për këto detaje. Ditë më parë nëpërmjet rrjeteve sociale kemi parë se Besi dhe Xhenisila po bënin përgatitjet e fundit para se e vogla e tyre të vinte në jetë.

Gjithashtu këngëtarja ka zbuluar disa momente ku po zbukuronte dhomën e bebushes së tyre.